Në Bruksel pritet të arrihet marrëveshje për të pagjeturit dhe një e re për targat?

Në Bruksel pritet të arrihet marrëveshje për të pagjeturit dhe një e re për targat?

11:11, 18/08/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme do të takohen në Bruksel.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe pas tensioneve të krijuara më 31 korrik në pjesën veriore të Mitrovicës, si pasojë e masës së reciprocitetit për dokumentet serbe dhe për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe, sot në Bruksel do të takohet kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Mesohet se Kurti gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re për targat dhe afër është edhe arritja e marrëveshjes për personat e pagjetur, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka zbarkuar në Bruksel dhe është takuar me Kurtin e Vuçiqin, i cili ka theksuar se asnjë marrëveshje nuk duhet të bëhet që cenon sovranitetin e Kosovës, përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Demokracia

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, Kurti është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se çfarëdo që do të ndodhë në veri të Kosovës, KFOR-i dhe NATO është e gatshme për të ndërhyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco