Miku i Pacollit i cili kishte vizituar Prekazin bëhet zyrtarisht president i Kenisë

Miku i Pacollit i cili kishte vizituar Prekazin bëhet zyrtarisht president i Kenisë

18:39, 15/08/2022

William Ruto ka fituar zgjedhjet presidenciale në Keni, është njoftuar nga kryetari i Komisionit Zgjedhor të Kenisë, raporton BBC.

Ruto ka mposhtur ngushtë rivalin e tij Raila Odinga, duke marrë 50.4 për qind të votave.

Njoftimi është vonuar pas përleshjeve dhe akuzave për manipulim votash që bëri tabori i Odingas.

Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor refuzuan ta mbështesin njoftimin, duke thënë se rezultatet ishin të “errëta”.

“Ne nuk mund të marrim pronësinë e rezultatit që do të njoftohet për shkak të natyrës së errët të kësaj faze të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme. Ne do të japim një deklaratë gjithëpërfshirëse dhe sërish i bëjmë thirrje kenianëve për qetësi. Ka një derë të hapur ku njerëzit mund të shkojnë në gjykatë dhe sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka thënë nënkryetarja e Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Kenisë, Juliana Cherera.

Është hera e parë që ish-zëvendëspresidenti Ruto ka garuar për postin e presidentit.

Pas zgjedhjes së presidentit, ka shkruar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, për ta uruar, siç e quan, mikun e tij.

“Sot autoriteti zgjedhor i Kenias ka shpallur mikun tim të mirë Ëilliam Ruto si Presidentin e 5-të të Republikës së Kenisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai tregon se e ka thirrur Ruton për t’ia uruar postin dhe “për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kenies”.

“Sot e thirra mikun tim Presidentin Ruto për ta uruar dhe për t’i shprehur urimet e mia më të mira dhe për të punuar së bashku për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kenies”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco