Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, reagon avokati

Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, reagon avokati

12:37, 12/08/2022

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se familja Dehari ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale Afrim Shefkiu i cili është prokuror në hetimin e vrasjes së Astrit Deharit.

Gashi përmes një konference për media ka thënë se ekspertizën shtesë për rastin e Astrit Deharit, prokuroria është munduar ta paraqes ndryshe.

Ai u shpreh se ekspertiza shtesë nga Zvcira konfirmoi ekspertizën e vitit 2019 – në të cilën është eliminuar teoria e vetëvrasjes për Astrit Deharin.

“Kjo ka qenë e nxitur prej mosveprimit, apo dhe veprimit të pamenduar mirë të Prokurorisë Speciale, ku ata vet kanë publikuar në dy raste pjesë ekspertizës shtesë të ardhur nga Zvicra në muajin prill të këtij viti. E cila ekspertizë shtesë kanë menduar ta paraqesin krejtësisht ndryshe, por dihet që ekspertiza shtesë vetëm e ka konfirmuar ekspertizën e vitit 2019 me të cilën është vërtetu që është eliminu dhe vet teoria e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe është konstatuar pjesëmarrja e personave të tretë në vrasjen e tij”, ka thënë Gashi.

Gashi tutje shtoi se në trupin e Astrit Deharit janë konstatu plagë të cilat i ngjajnë goditjes me boks.

“Prokurori nuk deklarohet fare me kërkesë të protokolluar që të ftoj ekspertët. Dëmtimet në kokë janë në pjesën e përparme të kokës afër njëra tjetrës. Këto janë me mjet të topitur. Dhe nëse dikush i sqaron këto plagë të astrit duhet të jetë prokurori. Prokurori e dinë më mirë se ne se këto plagë askush në botë nuk mund t’ia shkaktojë vetvetes. Dhe nëse prokurori nuk e sqaron se si janë shkaktu këto…. I kemi tri ekspertiza që e vërtetojnë vrasjen e Astritit. Një prokuror i cili është aq neglizhent dhe nuk i përgjigjet familjes…”, ka thënë Gashi.

Edhe nëna e Astrit Deharit tha se prokurori i rasti asnjëherë nuk e ka informuar familjen në lidhjen me ekspertizën.

“Me qejf kurrë s’ju kishim thirr, dhe s’kishim dal në media. Jo se kemi zgjedh ne, po puna e tij na ka detyru ta bëjmë një kërkesë të tillë, se që katër vjet kemi prit e asnjë fjalë prej tij. As nuk na thërret kurrë…Askush nuk na jep sqarime. Kërkesën e kemi bërë pasi në prill kur erdhi raporti shtesë nga Zvicra, as nuk e kemi dërgu, e ka dërgu ai vet. Kemi kërkuar atëherë se çka ka ndodh. Ne nuk kemi marr raport shtesë të ekspertizës. D.m.th prokurori nuk na përfill si familje”, ka thënë Dehari.

Ndërsa, babai i Astrit, Avni Dehari tha se procesin e djalit të tij e kanë manipuluar dhe keqpërdorur shumë, dhe kjo ka qenë arsyeja e tyre që kanë kërkuar ekspert të jashtëm.

“Që nga fillimi ky proces është manipuluar dhe është keqpërdorur shumë. Për këtë arsye kemi kërkuar ekspert të jashtëm. Duke e pa që çdo gjë po fshihet dhe po keqpërdoret e morëm një hap të tillë. Më 10 prill avokati ynë, e ka marr raportin shtesë, që nuk e mohon konkludimin e raportit të parë.  vetëvrasja. Por ka kërkuar fakte plotësuese që të sqarohet më mirë rasti i vrasjes së Astrit. Në vend që të na e dërgojnë nëse si familje, ia ka dërguar avokatit dhe prokurori ka nxjerr në media duke manipuluar popullin si vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco