Përçarje në Vetëvendosje, anëtarët nuk i binden më partisë (Foto)

Përçarje në Vetëvendosje, anëtarët nuk i binden më partisë (Foto)

14:36, 10/08/2022

Të martën lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar të gjithë anëtarët e saj të bëhen pjesë e Telegramit, rrjet social ky i themeluar nga vëllezërit rusë, Nikolai dhe Pavel Durov. Deri kur po botohet ky shkrim, grupi ka arritur që të grumbulloje pak më shumës e 460 anëtarë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës deri në Korrik 2022 ka ndërmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushim qëllimin tonë për punë dhe drejtësi” është njoftimi i parë që e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në grupin e tyre në platformën e krijuar nga dy rusë, Telegram.

Ky është njoftimi i parë, pas atij që “ky është kanali i informimit të Vetëvendosjes në Telegram”.

Deri kur po botohet ky shkrim, grupi ka arritur që të grumbulloje pak më shumës e 460 anëtarë.

Aty kanë bërë edhe një postim tjetër, që Ministria e Financave  e ka rritur buxhetin, siç thonë  “rekord për komunat në vitin 2023”

Në këto njoftime ka pothuajse të gjitha llojet e reagimeve nga anëtarët e grupit. Ka reagime me duartrokitje, pëlqime dashurie (me zemër) e deri te ato me nervozë e me reagime që nuk pajtohen fare me postimin.

Të martën lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar të gjithë anëtarët e saj të bëhen pjesë e Telegramit, rrjet social ky i themeluar nga vëllezërit rusë, Nikolai dhe Pavel Durov.

“Të dashur anëtare e anëtarë, mbështetës dhe ju aktivistë, Ju ftojmë të na bashkoheni në kanalin e informimit të Lëvizjes në Telegram. Ndiqni linkun më poshtë dhe regjistrohuni për më shumë info drejtpërdrejtë nga Lëvizja”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje

Telegrami, rrjet ky në të cilin tash Vetëvendosja e Kurtit do t’i shpërndajë informatat, është vënë në funksion në vitin 2013, dhe tash ka më shumë se 600 milionë përdorues në mbarë botën.

Aplikacioni këtë vit ka marrë kritika të mëdha për shpërndarje të lajmeve të rreme, sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë, shkruan Forbes

Pavel Durov, njëri nga dy themeluesit, ishte larguar nga Rusia pasi thuhet se nuk i kishte rezistuar presionit të regjimit të Vladimir Putinit. Ai tash ka nënshtetësinë franceze, ndërsa me rrjetin e tij vepron në Dubai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco