Zgjatet orari i linjës 4 të Trafikut Urban për shkak të 'Sunny Hill Festival'

Zgjatet orari i linjës 4 të Trafikut Urban për shkak të 'Sunny Hill Festival'

19:06, 05/08/2022

Sonte, nesër dhe pasnesër, Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 02:00.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

“Të gjithë që ktheheni nga Sunny Hill Festival do të keni mundësi ta shfrytëzoni autobusin”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Pra, zgjatja e orarit të kësaj linje të autobusëve për këto tri ditë bëhet ekskluzivisht për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që vizitojnë Gërminë për shkak të “Sunny Hill Festival”, i cili mbahet më 4-7 gusht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco