Interpretimi i ish-zëvendësministrit të Kurtit për deklaratat e Escobar për Asociacionin: Fundoset ëndrra e Serbisë për “Zajednicë”

Interpretimi i ish-zëvendësministrit të Kurtit për deklaratat e Escobar për Asociacionin: Fundoset ëndrra e Serbisë për “Zajednicë”

17:40, 05/08/2022

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Ndaj kësaj deklarate mes shumë tjerëve ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike Jusuf Thaçi, i cili ka deklaruar se përmes kësaj deklarate të Escobarit, amerikanët e kanë varrosur ëndrrën e Serbisë për krijimin e asaj që ai e quan, Zajednicë, e cila do ta shkelte rendin kushtetues të Kosovës.

“Amerikanët e varrosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri qeverisës), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!”, ka thënë ndër tjerash Thaçi.

Postimi i plotë:

Amerikanët e varrosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri qeverisës), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!

“Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojnë.

Welcome back (for real) to Balkans USA! Game Over for EU games in the Balkans!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco