Mbi tre orë pritje, hyrje-dalje në Merdare

Mbi tre orë pritje, hyrje-dalje në Merdare

13:08, 05/08/2022

Pritjet e gjata për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë rikthyer sërish në pikën kufitare në Merdare.  

Sipas, Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitarë mbi tre orë janë duke pritur qytetarët për të hyrë dhe dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në pikën kufitare në Merdare, radha e automjeteve në dalje është deri në 300 metra.

Po ashtu pritje një orë e gjysmë ka edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërkaq, radha e automjeteve në dalje në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, është deri në 900 metra, kurse në hyrje 50 metra.

Kolona të veturave ka edhe në Jarinjë, ku sipas QKMK-së radha e automjeteve në dalje është 300 metra kurse pritjet për hyrje – dalje shkojnë deri në 50 minuta.

Ndryshe, pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco