Vetura godet për vdekje një 19-vjeçar në Prishtinë, lëndohen dy persona të tjerë

Vetura godet për vdekje një 19-vjeçar në Prishtinë, lëndohen dy persona të tjerë

09:27, 05/08/2022

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët pas mesnatës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Reporteri.net se personi që ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra është një 19 vjeçar.

Në aksidentin ku të përfshira ishin tri vetura,  një në lëvizje dhe dy të parkuara, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë.

Personi i dyshuar (ngasësi i automjetit) është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara)

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, kanë thënë nga Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco