Të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës nuk janë të sigurta, sipas raportit të Auditorit

Të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës nuk janë të sigurta, sipas raportit të Auditorit

14:20, 03/08/2022

Agjencia e Regjistrit Civil (ARC) si agjenci në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është burimi kryesor i të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës, të cilat regjistrohen dhe mbahen në regjistrin e gjendjes civile dhe që vërtetojnë lindjen, statusin familjar, vdekjen, marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe çdo ndryshim që ndodh në këto marrëdhënie. Të dhëna e gjendjes civile administrohen nëpërmjet sistemit informativ.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditimin e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin Informativ të gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil përfshirë Zyrat e Gjendjes Civile dhe misionet diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës si përdorues të këtij sistemi, ka rezultuar se nuk është i sigurtë.

Nga ky auditim ka rezultuar se:  ARC-ja nuk ka vendosur mekanizma të përshtatshëm dhe funksional të Qeverisjes së Teknologjisë së Informacionit. Struktura dhe kontrollet në operacionet e TI-së nuk janë përcaktuar mirë duke ekspozuar organizatën ndaj rrezikut për arritjen e objektivave, sigurimin e vazhdimësisë së operimit të sistemeve informative dhe shfrytëzimin e pajisjeve elektronike", thuhet në raportin e auditimit - shkruan Syri Kosova.

Tutje në të gjeturat e auditimit thuhet se sistemi për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit që zbatohet në ARC nuk garanton mjaftueshëm vazhdimësinë e sistemit dhe integritetin e të dhënave në çdo kohë.

Gjithashtu, konsullatat në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Komuna e Prishtinës si përdorues të sistemit nuk garantojnë të kenë ruajtur si duhet integritetin dhe konfidencialitetin e të dhënave në sistemin e informacionit, thuhet në raportin e zyres së auditorit.

Bazuar në gjendjen aktuale, konfimrohet se kontrollet e aplikacionit që zbatohen në SGJC nuk sigurojnë që vetëm të dhëna të sakta dhe të vlefshme vendosen dhe azhurnohen në sistem. Si pasojë, ka qytetarë të cilët janë të regjistruar nga dy herë dhe janë të pajisur me dy numra personal si dhe qytetarë të ndryshëm të regjistruar me numër të njëjtë të librit.

Gjithashtu, ka mungesë të ndërlidhjes së SGJC-së me bazën e të dhënave të Agjencisë Kadastrale për regjistrim të adresës.

Prandaj, rreziqet e identifikuara në qeverisje të TI-së, siguri të informacionit dhe në kontrollet e aplikacionit, tregojnë që ARC-ja që administron SGJC-në dhe institucionet përdoruese të këtij sistemi kanë nevojë për përmirësime në mënyrë që të dhënat e qytetarit të jenë të mbrojtura dhe ofrimi i shërbimeve elektronike për qytetarët të mos ndërprehen. 

Zyra e Auditorit ka dhënë edhe rekomandimet e saj për këto instituicione se si duhen të permisohen. 

Këtu e gjeni raportin e plot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco