'Po bëhen përpjekje që veriu të shfytëzohet për poena politik'

'Po bëhen përpjekje që veriu të shfytëzohet për poena politik'

13:02, 03/08/2022

Opinionisti, Ilir Ibrahimi pretendon se Qeveria Kurti po bën përpjekje për të shfrytëzuar veriun për poena politik.

Ibrahimi thotë se nuk duhet të përdoret veriu për poena politike pasi që është kthyer boomerang.

Shkrimi i plotë i tij:

Çdo lëvizje në veri është bërë dhe duhet bërë në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar.

Problemi i veriut është problem politik dhe jo teknik, prandaj duhet ky koordinim.

Në të kaluarën, ka pasur përpjekje për ta shfrytëzuar veriun për poena politik, por zakonisht është kthyer si boomerang.

Edhe tash, ka shenja se po bëhen përpjekje të tilla,

por këtë herë era po i vie që veriu të përdoret si pretekst për një rrëzim të mundshëm të qeverisë.

Kjo është një aventurë e rrezikshme me pasoja të rënda.

Shumë më mirë e shumë më lehtë është të gjendet një pretekst si Agim Veliu herën e parë, se sa të luhet me zjarr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco