Situata e krijuar në Veri, Komisioni i Mbrojtjes në Bundestag diskuton për Kosovën

Situata e krijuar në Veri, Komisioni i Mbrojtjes në Bundestag diskuton për Kosovën

12:40, 03/08/2022

Situata e tensionuar e krijuar pas implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targa dhe kartat e identitetit këtë të mërkurë do të diskutohet në seancën e jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë.

Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetarja e komisionit, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), raporton mediumi gjerman Deutsche Welle,

“Para se të gjykoj, dua të informohem në mënyrë më të detajuar”, ka thënë kryetarja e komisionit.

“Prandaj e kam vënë çështjen në rend të ditës në seancën e posaçme të Komisionit të Mbrojtjes”, ka shtuar ajo.

Qeveria gjermane ishte shprehur e shqetësuar për situatën në Kosovë qysh në fillim të javës. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, SPD, në pranverë pati rastin të njihej vetë nga afër me gjendjen në Kosovë.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po monitoron gjithashtu nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Ushtria gjermane mbetet i përkushtuar në NATO dhe me KFOR-in për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, kishte thënë Lambrecht, sipas një deklarate të zëdhënëses së ministres së mbrojtjes, Nadine Krüger.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco