Serbët në veri për gazetën italiane: Ishim të armatosur e gati për luftë

Serbët në veri për gazetën italiane: Ishim të armatosur e gati për luftë

12:36, 03/08/2022

Raportimet e mediave të njohura ndërkombëtare për tensionet në veriun e Kosovës po vazhdojnë ende. Së fundmi, gazeta italiane La Repubblica, në numrin e kësaj të mërkure, i ka kushtuar një shkrim ngjarjeve të 31 korrikut në veriun e vendit.

Ajo çfarë bie në sy në shkrimin e gjatë të La Repubblica, janë deklarimet e rrezikshme që prononcuesit serbë kanë dhënë për gazetën.

Srdjan Simonoviç, që sipas La Repubblica është pjesëmarrës në shumë organizata ndërkombëtare të sigurisë, ka treguar nivelin e gatishmërisë që serbët në veri kishin gjatë 31 korrikut.

"Gati për të luftuar"Image

Ai theksoi se ata ishin të gatshëm për të luftuar.

Ishin të armatosur dhe njëmend gati për të luftuar”, tregon 46-vjeçari.

I ulur në afërsi të rrethojave të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ai alarmoi edhe për atë që sipas tij ishte një skenar i pashmangshëm, shkruan La Repubblica.

Nëse kryeministri Albin Kurti nuk do t’i shtyente vendimet për targat e automjeteve dhe letërnjoftimet, situata do të dilte jashtë kontrollit. Po, një konflikt i ri do të ndodhte. Dhe, nuk do ta quaja rebelim, por një masë e nevojshme për të mbrojtur atë që kemi”, ka potencuar Simonovic.

Nën shoqërimin e cigares së dytë, Simonoviç i tregon parashikimet e tij se çfarë mund të ngjajë muajin e ardhshëm, kur skadon prolongimi 30-ditor i reciprocitetit.

Ai thotë se serbët do të dalin në rrugë.

Do të ndodhë diçka shumë e keqe brenda një apo dy muajsh, nëse Kurti nuk do t’i tërheqë vendimet. Serbët do të dalin në rrugë. Nuk i kemi harruar 3000 të dëbuarit, të cilëve Qeveria e Prishtinës nga viti 2004 ua pamundëson rikthimin në shtëpitë e tyre. Nuk duam ta kemi fatin e tyre”, përfundoi ai.

Gjuhë më liberale dhe më të matur nuk ka përdorur as drejtoresha e portalit lokal, Kossev. Tatjana Lazareviç, e cila me tone kërcënuese i ka komentuar zhvillimet e fundit në veri.

“Jam shumë e brengosur. Nëse NATO apo Ambasada e SHBA-ve lejojnë Kurtin dhe palën tjetër të bëjnë atë çfarë të duan, atëherë në shtator do të nisë një konflikt i ri. Shikoni, jemi shumë afër…”, theksoi ajo.

Çfarë do të ngjajë me veriun?

Siç ka shkruar Nacionale, Qeveria Kurti ka pranuar shtyrjen 30-ditëshe të zbatimit të reciprocitetit, pas kërkesës së Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Për zhvillimet atje, Prokuroria Speciale ende nuk ka filluar hetimet, pasi po pret raportin përfundimtar të Policisë së Kosovës.

Jemi tu bashkëpunu me Policinë, jemi në pritje të raportit të Policisë, do ta vlerësojmë dhe do të veprojmë varësisht nga të gjeturat”, është shprehur dje Blerim Isufaj, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

Kryeprokurori i Speciales sqaroi se raporti i Policisë nuk ka arritur ende, por që prokurori kujdestar e ka rekomanduar Policinë ta bëjnë një gjë të tillë.

Veç nëse ka ardhur sot, por nuk e besoj. Ne jemi në kontakt, na ka paralajmëruar Policia se do ta sjell raportin dhe prokurori kujdestar i ka rekomanduar me sjell raportin”, ka theksuar më tutje Isufaj 

Ndryshe, Joseph Borrell, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, tashmë e ka nisur ftesën tek kryeministri Albin Kurti, dhe preisdenti serb Aleksandar Vuçiq, për një raund të ri bisedimesh në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco