Fejohet Qëndron Kastrati, kjo është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën

Fejohet Qëndron Kastrati, kjo është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën

11:43, 03/08/2022

Ish kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka kurorëzuar lidhjen e tij të dashurisë me fejesë.

Pas disa vitesh lidhje me Bubulina Sylën, çifti janë fejuar, derisa kanë zgjedhur që të bëjnë një organizim për të festuar me familjarët dhe miqtë në një nga lokalet e Prishtinës.

Por, kush është vajza e cila ia ka rrëmbyer zemrën Qëndron Kastratit?

Bubulinë Syla është vajza e zëvendës ministrit të Mbrojtjes nga radhët e VV-së, Shemsi Syla.

Ndërkohë, kujtojmë se Qëndron Kastrati, dikur anëtarë i VV-së, ishte ndarë nga kjo parti në të cilën është tash e sa vite vjehrri i tij, Shemsi Syla, por duket se kjo gjë nuk ka penguar në raportin mes çiftit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco