240 kosovarë preken nga gripi, simptomat e ngjashme me Covidin

240 kosovarë preken nga gripi, simptomat e ngjashme me Covidin

11:39, 03/08/2022

Përveç pandemisë me Covid-19, tashmë edhe viroza sezonale ka filluar të përhapet në Kosovë.

Numri i personave që po kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të simptomave që lidhen me këtë viroz,  është duke u rritur gjatë këtij muaji.

Rreth 240 pacientë po kërkojnë ndihmë mjekësore, në një ditë të vetme, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

30 për qind e këtyre pacientëve janë më simptoma të virozës sezonale.

Kështu thotë për Front Online Drita Peqani, doktoreshë në QKMF.

“Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare numri ditorë i kontrolleve të pacientëve arrin diku nga 220 deri 240 në dy ndërrimet e orareve të punës prej tyre 30% janë me këto virozët stinore. Mirëpo kemi edhe raste që paraqitën për shkak të disa simptomave të Covid-it të cilat janë mjaftë të ngjashëm me virozë, por ne po i dërgojmë për testim e disa po na kthehen që janë me Covid ndërsa disa raste vetëm me simptoma të virozës stinore, por dominojnë pacientët që vijnë të kërkojnë ndihmë për shkak të COVID-19”, potencoi Peqani.

Sipas Peqanit, viroza më së shumti po i prek fëmijët e të rinjtë.

“Mosha më e prekur janë fëmijët sepse po i dehidron më shpejt por nuk po kursehen as moshat e shtyra dhe rinore të cilat sidomos po ushqehen me ushqimet e shpejta. Nëse lajmërohen menjëherë tek mjeku pacientët viroza kalon më shpejtë dhe kompensohen lëngjet e humbura përmes vjelljes”, theksoi ajo.

Doktoresha Peqani ka treguar për Front Online disa nga simptomat e kësaj viroze.

Ajo ka thënë se pacientët brenda tri ditëve shërohen nga ky grip.

“Numri i pacientëve me virozë është mjaftë i madh, ata po paraqitën me dhimbje të barkut, vjellje barkqitje dhe kokë dhimbje. Pasi që humbin edhe shumë lëngje përmes diarresë dhe vjelljes atëherë vie edhe deri te dehidrimi dhe ngritja e temperaturës. 2-3 ditë zgjatë  dhe pacientët janë në gjendje të përmirësuar”, u shpreh ajo 

Ajo ka edhe një apel për gjithë qytetarët e vendit për parandalimin e infektimit me gripet sezonale.

“Apeli im është që të kenë kujdesen në këto ditë të nxehta sa i përket virozëve stinore të kenë kujdes në konsumimin e ushqimit të ushqehen me perime dhe pemë dhe të mos ushqehen me produkte me yndyrë por të konsumojnë sa më shumë ujë dhe lëngje”, përfundoi Peqani.

Sipas vlerësimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), vdekshmëria mesatare nga COVID-19 është 0.6 për qind. Kjo e bën koronavirusin gjashtë herë më vdekjeprurës sesa gripi sezonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco