Zbulohet një dallaver i Përparim Ramës (Dokument)

Zbulohet një dallaver i Përparim Ramës (Dokument)

10:33, 03/08/2022

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬 𝐤𝐚 shpenzuar nga buxheti i saj gjithsej 𝟏𝟖𝟗 mijë e 𝟕𝟗𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 për një kompani private për ‘kinse’ 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫 në kontestet e komunës, ndonëse për këtë detyrë ka të angazhuar edhe zyrtarë komunal që marrin paga të rregullta nga buxheti komunal.

Sipas një infografike të publikuar nga Democracy Plus, këto mjete janë paguar vetëm përgjatë tri viteve të fundit, ku komuna e Prishtinës prej vitit 2020 deri më 2022, ka lidhur tri kontrata me të njëjtin operator ekonomik

Siç theksohet në këtë infografikë, në vitin 2020 është lidhur kontrata e parë më operatorin në fjalë, në vlerë të 99 mijë e 453 eurove, më kohëzgjatje prej 6 muajsh, kurse kontrata e dytë është lidhur po në atë vit, por me një vlerë totale të marrëveshjes prej 46 mijë e 578 eurove, dhe me kohëzgjatje prej 3 muajsh.

Ndërkohë, edhe në vitin 2022, komuna e Prishtinës ka lidhur sërish kontratë më këtë operator në vlerë të 43 mijë e 759 eurove, me kohëzgjatje prej 4 muajsh.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka të angazhuar hiç më pak se tre zyrtarë ligjor që paguhen rregullisht me pagë mujore nga buxheti komunal, dhe që e kanë për detyrë përfaqësimin ligjor të komunës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco