Lufta në Ukrainë/ Miku i Vladimir Putinit rrit shpresat për një armëpushim

Lufta në Ukrainë/ Miku i Vladimir Putinit rrit shpresat për një armëpushim

08:25, 03/08/2022

Rusia dëshiron një zgjidhje me negociata për luftën në Ukrainë, ka thënë ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder.

Schroeder, një mik i presidentit rus Vladimir Putin, tha se marrëveshja e muajit të kaluar për dërgesat e grurit mund të ofrojë një rrugë përpara.

“Lajmi i mirë është se Kremlini dëshiron një zgjidhje me negociata”, tha Schroeder për të përjavshmen Stern dhe transmetuesit RTL/ntv, duke thënë se ai ishte takuar me Putinin në Moskë javën e kaluar.

"Një sukses i parë është marrëveshja e grurit, ndoshta që mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim."

Në fillim të kësaj jave, anija e parë që transportonte grurë ukrainas në botë që nga pushtimi u largua nga porti i Odesa-s pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja.

Shroeder megjithatë tha se zgjidhjet e problemeve kritike si Krimea e aneksuar do të kërkonin kohë - "ndoshta jo mbi 99 vjet, si Hong Kongu, por në gjeneratën e ardhshme".

Ish-udhëheqësi gjerman ka kritikuar luftën në Ukrainë, por ka refuzuar të dënojë liderin rus, të cilin ai ende e konsideron një mik të ngushtë personal.

Ai është kritikuar ashpër në Gjermani për qëndrimin e tij dhe i është hequr e drejta për një zyrë të financuar nga publiku.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco