Vuçiq për tensionet në veri: Ishim një hap larg katastrofës

Vuçiq për tensionet në veri: Ishim një hap larg katastrofës

21:33, 02/08/2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ishin “një hap larg katastrofës” të dielën pas tensioneve në veri të Republikës së Kosovës. Sot kishte raportime se oficerët e ushtrisë i bën të ditur atij pasojat nëse do të mendonte të nisej drejt Kosovës. Tutje, Vuçiq pretendon se vendimi për reciprocitet është “keqtrajtim” i qytetarëve dhe se Perëndimit nuk i konvenon një konflikt.

“Thelbi i problemit është se disa në rajon mendojnë se kur ka histeri të përgjithshme për luftën në Ukrainë, ata mund të realizojnë interesat e tyre”, tha Vuçiq, duke shtuar se “ishim një hap larg katastrofës”. Ai ka bërë të ditur se do të shkojë në Bruksel për dialog me Prishtinën, i cili jozyrtarisht është planifikuar për 18 gusht, por se nuk pret asgjë nga ato bisedime me Albin Kurtin.

“Përkundër të gjitha incidenteve, të cilat janë rritur për 50 për qind që kur Kurti erdhi në pushtet, njerëzit kanë jetuar disi normalisht. Prishtina i referohet marrëveshjes së vitit 2011 në të cilën të dy palët kanë të drejtë të vendosin reciprocitet. Ata duan të keqtrajtojnë njerëzit, qëllimi është heqja e targave KM”, tha Vuçiq për RTS.

Vuçiq tha se “kushdo që mendon se mund të ruhet paqja me Kurtin e ka gabim”, edhe pse siç thotë ai, “askush në Perëndim nuk është i interesuar për trazira në Kosovë”.

Ai përmendi se serbët nga Kosova nuk kanë dashur t’i heqin barrikadat dhe se ai po bën gjithçka që mundet vetëm për të ruajtur paqen.

“Jam krenar për unitetin që kemi me popullin tonë në Kosovë. Unë po pyes se çfarë ka bërë Serbia. Ne nuk bëmë asgjë dhe është përsëri faji ynë”, tha ai.

“As Millosheviqi dhe as Tadiqi nuk mësuan të humbasin, nuk kërcënova askënd. Nëse përpiqeni të bëni diçka, do të përballeni me një Serbi tjetër”, tha Vuçiq.

“Unë nuk mendoj se konflikti i përshtatet Perëndimit, nuk mendoj se u shkon për shtat amerikanëve, por ata gjithmonë do t’i mbështesin kur ka një përplasje, është fëmija i tyre. Ju do ta mbështesni fëmijën tuaj edhe nëse faji është i barabartë ose më i madh se ai i fëmijës suaj. Ata e tundin këtë foshnjë për 25 vjet”, deklaroi Vuçiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco