VIDEO/ Pollo: Orkestruesit e tensioneve në Kosovë janë në Beograd, jo aty ku thotë Rama

17:38, 01/08/2022

Duke folur në Edicionin e Pasdites, ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka komentuar deklaratat e sotme të Edi Ramës, në lidhje me tensionet në Serbi.

Sipas Pollos, shkaktarët e këtij tensioni duhen kërkuar në Beograd, tek Aleksandër Vuçiç dhe jo tek serbët e Kosovës, të cilët kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë, por jo aq sa të krijojnë këto incidente.

Nëse do të ishin vetëm serbët e Kosovës, siç thotë Edi Rama, do të ishte diçka lokale, dhe influenca e Beogradit do të bënte thirrje për ti qetësuar. Por prej mëse 12 vitesh, në veri të Kosovës, ne kemi një realitet tjetër. Nëse më parë kishte një situatë plurale, politikanë të zgjedhur, të partive kundërshtare me partinë e Vuçiç, do të kishim dhe vetëveprim, por në Mitrovicën e Veriut kemi një dominim absolut të Listës Serbe. Pra, është krijuar një sistem monopartiak me doza të forta kriminaliteti, me struktura mafioze që rivalizojnë për pushtet, merren vesh për pushtet edhe me të zgjedhurit e Listës Serbe dhe të dyja këto palë, kontrollohen direkt nga qeveria e Beogradit.

Është iluzion që nuk e merr seriozisht askush, që ata janë të pavarur. Nëse ka tension, dhunë, të shtëna, barrikada në Mitrovicën e Veriut, këtu ka një tensionim të qëllimshëm që është orkestruar nga Beogradi.

Është gjynah ta kërkosh fajtorin te serbët e Kosovës. Ata kanë pjesën e tyre, por kjo duhet kërkuar direkt tek frymëzuesi që ka dalë publikisht si i tillë, që është presidenti i Serbisë dhe veprimet e tij duhen dënuar. Këtë e ka bërë e gjithë klasa politike në Prishtinë, në Tiranë e ka bërë opozita dhe për fat të keq nuk e ka bërë kryeministri, i cili sot ka lëshuar deklarata ‘as mish as peshk’, e të njëjtën gjë ka bërë dhe ministria e Jashtme’, u shpreh Genc Pollo në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco