Serbët 'shpallin' Republika Srpska në Kosovë

Serbët 'shpallin' Republika Srpska në Kosovë

08:53, 01/08/2022

Të katër komunat në veri të Kosovës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me mesazhin “Mirë se vini në Bashkimin e Komunave Serbe”.

Këto mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në tabelat në hyrje dhe dalje në katër komuna.

Situata në veri të Mitrovicës u tensionua pasditen e së dielës, një ditë para se në Kosovë të niste organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Policia e Kosovës bëri të ditur se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, për shkak të bllokimit të rrugëve dhe u bëri thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare.

Kjo bëri që qeveria e Kosovës të shtyjë vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në 1 shtator 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco