Rama reagon më në fund për tensionet në veri të Kosovës, thirrja që ka për Vuçiçin

Rama reagon më në fund për tensionet në veri të Kosovës, thirrja që ka për Vuçiçin

10:50, 01/08/2022

Rama reagoi për herë të partë për tensionet në veri të Kosovës, Gjatë konferences për shtyp me homologun i tij spanjoll Pedro Sanchez.

Ai tha se Kosova ka të drejtë të zbatojë marrëveshjet e reziprocitetit dhe i bëri thirrje presidencës serbe që mos të justifikojë veprimet e grupeve të caktuara në veri të Kosovës.
“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye qe lidhen me vetë Spanën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjëlloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovës dhe ndaj së drejtës së tyre, por ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëveshje për t’u zbatuar. Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beogard që të mos ushqejnë me asnjëlloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marreveshjeje”, tha Rama. 

Rama ishte politikani i fundit në rajon që reagoi për tensionet në veri të Kosovës dhe ndoshta edhe mund të mos kishte reaguar po të mos ishte nxitur nga vizita e politikanit spanjoll. Sepse siç e ka thënë ai vetë, "Serbisë nuk duhet ti bihet ne qafë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco