Ish-ministrja e Jashtme: Moskoordinimi për çështje të sigurisë me SHBA-të, na detyron të zmbrapsemi turpshëm përballë Serbisë e Rusisë

Ish-ministrja e Jashtme: Moskoordinimi për çështje të sigurisë me SHBA-të, na detyron të zmbrapsemi turpshëm përballë Serbisë e Rusisë

09:43, 01/08/2022

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se kërkesa e SHBA-ve që vendimi për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime të shtyhet për një muaj, lë të nënkuptoj se vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje nuk ka qenë i koordinuar.

“Kërkesa amerikane për shtyrje 30 ditësh të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në një postimi në Facebook.

“Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco