Gërvalla ia sqaron Lajçakut vendimin e Qeverisë: Kosova s’ka shtyrë asgjë, vetem e kemi pauzuar pak vendimin

Gërvalla ia sqaron Lajçakut vendimin e Qeverisë: Kosova s’ka shtyrë asgjë, vetem e kemi pauzuar pak vendimin

07:58, 01/08/2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i cili mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri më 1 shtator vendimin për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime.

Gërvalla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se faktet mbeten fakte dhe se ky shtyrja e vendimit për reciprocitet do të zbatohet vetëm nëse hiqen barrikadat.

“Faktet mbeten fakte. Kosova ka rënë dakord me propozimin e SHBA-ve dhe në përputhje me BE-në. Ne ramë dakord për një shtyrje deri më 1 shtator 2022, por vetëm nëse barrikadat hiqen deri më 1 gusht. Reciprociteti do të mbetet realitet, Kosova nuk ka “shtyrë” asgjë, rregullorja për letërnjoftimet ka hyrë në fuqi nga mesnata”, ka shkruar Gërvalla.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco