Lajmërohet Grenell e quan “të sëmurë” deputetin ukrainas që tha se “duhet ta ndihmojmë Kosovën me trupa”

Lajmërohet Grenell e quan “të sëmurë” deputetin ukrainas që tha se “duhet ta ndihmojmë Kosovën me trupa”

23:40, 31/07/2022

“Ti je i sëmurë”, i ka thënë Richard Grenell, ish-emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili shkroi në Twitter se “nëse Serbia sulmon Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët”.

Madje, Honcharenko shtoi se “Ukraina është gati të veprojë me trupat tanë në terren”, sepse, sipas tij, “Serbia po provon të fillojë luftë”.

Këtë konstatim të ukrainasit, Grenell e quajti të sëmurë, derisa vazhdojë me një seri cicërimash duke kritikuar Kurtin për qasjen e tij.

“Albin Kurti është duke provuar të rris numrat në sondazhe sepse i ka të tmerrshëm”, ka shkruar Grenell dhe, sipas tij “këtë po e bën përmes konfliktit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco