Rakiq lajmërohet nga barikadat në Veri: Po e pres Komandantin e KFOR-it

Rakiq lajmërohet nga barikadat në Veri: Po e pres Komandantin e KFOR-it

23:35, 31/07/2022

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se situata në Veriun e Kosovës mund të eskalojë në çdo moment.

Siç raporton “Kosovo Sever” Rakiq ka treguar se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij “serbët janë të vendosur të durojnë deri në fund”.

“Populli është i frikësuar, por shumë i vendosur të durojë deri në fund dhe sigurisht nuk do të tërhiqet. “Sapo pata kontakt me komandantin e KFOR-it, duke pritur ardhjen e tij tani. Unë jam në një marrëdhënie të vazhdueshme me presidentin Aleksandar Vuçiç. Ai na kërkoi të ishim këtu paqësisht. Gjithsesi eshte vertet e veshtire te thuash dicka ne kete situate, situata eshte e tensionuar dhe mund te eskaloje ne cdo moment. Ne luftojmë për të ruajtur paqen por do të luftojmë edhe për të ruajtur popullin tonë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco