Tensionet në veri, Meta: Vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran

Tensionet në veri, Meta: Vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran

22:43, 31/07/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan se, “vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran”.

Postimi i plotë:

Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco