Policia shton patrullimet, kthen mbrapa autobusin me udhëtarë serbë

Policia shton patrullimet, kthen mbrapa autobusin me udhëtarë serbë

22:32, 31/07/2022

Me tensionimin e situatës në Veri, Policia e Kosovës ka shtuar numrin e trupave të saj për të mbajtur rendin atje.

Indeksonline raporton se patrullimet e policisë janë shtuar, duke u munduar të mbajnë situatën nën kontroll.

Madje, një autobus më udhëtarë është ndaluar në Zubqë dhe pas patrullimit është kthyer mbrapa.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se situata është duke u monitoruar nga afër.

Më herët u raportua se një familje kosovare u sulmua në pikëkalimin kufitar, aty ku edhe serbët civilë kanë vendosur barrikada, si protestë kundërshtimi për masën e reciprocitetit, e cila hyn në fuqi sonte në mesnatë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco