Petkoviç i reagon Kurtit: Nëse po kërkon fajtorin, shikohu në pasqyrë

Petkoviç i reagon Kurtit: Nëse po kërkon fajtorin, shikohu në pasqyrë

22:06, 31/07/2022

“I vetmi fajtor për gjendjen aktuale në Kosovë është Albin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të papërgjegjshme po shkakton krizë të re në Kosovë”, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke i reaguar kështu Kurtit, i cili e bëri fajtor Petkoviçin dhe shefin e tij, Aleksandër Vuçiç-in, për trazirat eventuale në Veri.

“I pamaturi Kurti e ka ditur mirë se lëvizjet e tij të njëanshme dhe të paligjshme mund të kenë pasoja të mëdha për paqen dhe stabilitetin dhe mund të çojnë në një krizë me pasoja të pallogaritshme”, tha Petkoviç në një komunikatë për media, menjëherë pasi Kurti e pati një komunikim.

Siç pretendon Petkoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “çdo ditë bën thirrje për paqe dhe stabilitet dhe dialog si mekanizmi i vetëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”.

Petkoviç më pas i është drejtuar direkt Kurtit.

“Po kërkoni dikë që të fajësoni për situatën e sotme, atëherë le të shikohet në pasqyrë, sepse aty do të shohë të vetmin përgjegjës për tensionet e reja në terren”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco