Barrikadat në Veri, Krasniqi i ashpër: Ka dy fjalë për ndërkombëtarët dhe pushtetin

Barrikadat në Veri, Krasniqi i ashpër: Ka dy fjalë për ndërkombëtarët dhe pushtetin

22:05, 31/07/2022

Memli Krasniqi ka deklaruar se vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit janë të papranueshme.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë.

Kryetari i PDK-së tha se në mungesë të informatave zyrtare nga ana e qeverisë, “inkurajoj institucionet tona të sigurisë që të jenë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe sovranitetit në veri të vendit”.

Ai tha se këto veprime duhet të koordinohen edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët i ka ftuar që t’i monitorojnë dhe denoncojnë provokimet dhe veprimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri të vendit, që qartësisht janë të sinkronizuara me Beogradin zyrtar.

“Ftoj qytetarët e komunitetit serb që të mos lejojnë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e vendit tonë. Të gjithë duhet të punojnë për mbarëvajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë për qytetarët, duke garantuar lëvizjen e lirë për të gjithë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco