Një 68-vjeçar shiste sprej e pranga në Mitrovicë, arrestohet

Një 68-vjeçar shiste sprej e pranga në Mitrovicë, arrestohet

21:32, 30/07/2022

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtje në pronësi, posedim kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.

Arrestimi i shtetasit kosovar U.S. (68), është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara pasi i njëjti në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë është hasur në treg duke shitur gjëra të paautorizuara.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë konfiskuar 11 sprej, pesë shufra metalike dhe tri palë pranga.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco