Shokon punonjësa shëndetësore: Mjekët në QKUK po vendosin kush duhet të jetojë e kush të vdesë

Shokon punonjësa shëndetësore: Mjekët në QKUK po vendosin kush duhet të jetojë e kush të vdesë

08:07, 30/07/2022

Merita Brovina, një punonjëse shëndetësore në Kosovë në një postim në Facebook ka shkruar se personeli mjekësorë po detyrohet të zgjedhë kush mund të jetojë e kush jo.

Ajo këtë letër publike ia ka drejtuar kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të shendetësisë, Rifat Latifi.

Ndër të tjera ajo shkruan se për një medikament siç është “Pembrolizumab”, i destinuar për të sëmurët me kancer, ka mungesë të madhe.

Tutje ajo ka shtuar se sot është dashur të arrijnë afro 80 ampulla të medikamentit në fjalë, por që kanë arritur vetëm dhjetë sosh.

“Në kushte lufte apo emergjence të natyrave ekstreme mjekësore personeli mjekësor eshtë i detyruar të bëj punën e Zotit, të selektojë kush mund të jetojë e kush jo. Personeli mjekësor këtë formë të triazhimit e veprimit legjitim e mëson në lëndën Kirurgji Luftarake!I dashur Kryeministër dhe i nderuar Ministër i Shëndetësisë. Ju informoj që ne sot në klinikën e Onkologjisê nuk patëm fatin të jemi të përzgjedhur në mesin e atyre që kanë të drejtë të vazhdojnë të jetojnë. Kush dhe si e bêri përzgjedhjën që në kushte normale i takon vetëm Zotit, besoj që duhet të angazhoheni që ta kuptoni e zbërtheni! Pembrolizumab është një prej barnave mjekuese për të sëmurët me kancer i cili nuk mund të blehet në treg vendor e askund në rajon.Nga 80 ampulla sa duhet të furnizohet klinika e Onkologjisë sa i kanë të planifikuara dhe të kontraktuara sot pas një jave vonesë, klinikës i kanë ardhur vetëm dhjetë”, ka shkruar fillimisht ajo.

Brovina theksoi se 70 frymëmarrje të tjera s’e patën fatin të furnizohen me Pembrolizumab.

“Në mesin e atyre 80 pacientëve që presin ta marrin ilaçin janë përzgjedhur dhjetë të cilët në tentativat më të vrazhda për mbijetesë e kanë kuptuar me rrugë joformale që ilaçi vjen sot andaj kanë zënë dyert e klinikës para se ilaçi të zbarkojë në klinikë.Ne të 70- tët që e kuptuam me vonesë e vrapuam të marrim ilaçin nuk ishim me fat.10 dhe 70 bëjnë 80 por nuk janë numra, janë jetë, njerëzish të këtij vendi që frymojnë, që sot dikush në këtë institucion të quajtur QKUK ka bërë punën e Zotit duke i selektuar: ti mund të vazhdosh të jetosh e ti jo!Probabiliteti për të pasur shansën për të jetur pak më gjatë sot ishte 1:8.Ne nuk e patëm atë fat e bashkë me ne edhe 70 frymëmarrje tjera!”, përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco