Te familja Sopaj në Malishevë, tregojnë si e morën lajmin e rëndë

Te familja Sopaj në Malishevë, tregojnë si e morën lajmin e rëndë

23:26, 29/07/2022

Dyert i kishin hapur në orët e para të mëngjesit.

Familja Sopaj, po prisnin ardhjen e familjarëve të tyre që jetonin në mërgim tash e 15 vite.

Por në pritje të djalit me nuse dhe dy fëmijëve të tyre në këtë familje të premtën erdhi lajmi se Shemsedin Sopaj dhe Myrvete Sopaj kanë vdekur në një aksident në Podujeve derisa po vinin nga Sllovenia në vendlindje.

Ndërsa djali i xhaxhai Reshit Sopaj, tregon për T7 kontaktin e fundit që kishte pasur me të ndjerin.

Familja Sopaj tashmë kanë hapur të pame për vdekjen e dy familjarëve, mirëpo ende nuk dihet kur do të bëhet varrimi i dy të vdekurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco