Hapet panairi i librit në Podujevë

Hapet panairi i librit në Podujevë

21:52, 29/07/2022

Në kuadër të “Javës së Diasporës” është hapur panairi i librit në Podujevë, i cili është organizim i përbashkët i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe shoqatës “PRO Cult”.
Në hapjen e panairit kanë marrë pjesë nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, të cilët kanë vizituar dhe bashkëbiseduar me botuesit e librave që po marrin pjesë në këtë panair.


Panairi i Librit synon promovimin e leximit shqip me theks të veçantë tek të rinjtë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e gjatë kësaj kohe po qëndrojnë për pushime në Kosovë.


Panairi i Librit do të zgjasë tri ditë me radhë nga ora 09 deri në ora 21:00 në sheshin e qytetit.


Gjatë “Javës së Diasporës” do të ketë edhe një mori aktivitetesh të ndryshme të organizuara nga Komuna e Podujevës, me qëllim që bashkatdhetarëve tanë t’ju ofrohet program i pasur kulturor dhe sportiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco