Behxhet Vinarci zgjedhet udhëheqës i Njësisë Biznesore Trepça – Stan Tërg

Behxhet Vinarci zgjedhet udhëheqës i Njësisë Biznesore Trepça – Stan Tërg

17:41, 29/07/2022

Behxhet Vinarci është zgjedhur udhëheqës i Njësisë Biznesore Minisera me Flotacion Trepça – Stan Tërg, pas konkursit të shpallur nga bordi i Trepça Sh.A.

Vinarci sot ka marrë edhe zyrtarisht pozitën e re, me të cilën do të udhëheq për 3 vitet e ardhshme.

“Të gjithë të punësuarit e Njësisë Biznesore Trepça – Stan Tërg, shprehën mirënjohjen e tyre për Drejtorin e ri”, thuhet në njoftimin e Minierës Trepça me Flotacion – Sheshi i Vjetër.

Behxhet Vinarci është inxhinier i diplomuar i Xehetarisë, ndërsa pjesë e Minierës ka qenë që nga viti 2005.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco