Zyrtarja e lartë amerikane për Narkotikët shkon në Zyrë te Sveçla

Zyrtarja e lartë amerikane për Narkotikët shkon në Zyrë te Sveçla

16:28, 29/07/2022

Ndihmës Sekretarja e SHBA-së në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Lisa Johnson e cila ka qëndruar për disa ditë në Kosovë sot ka takuar në zyrën e tij Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Svecla.

Sipas njoftimit për media nga MPB,  ministri Sveçla ka vënë në pah bashkëpunimin “e shkëlqyer mes Institucioneve të Kosovës, në veçanti të MPB-së dhe agjencive të saj me SHBA-të, i cili përmes programeve mbështetur nga INL, ICITAP dhe të tjera, po vazhdojnë të mbështesin procese të rëndësishme, të cilat po ndihmojnë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës”

Tutje thuhet se Sveçla ka përmendur përkushtimin e Kosobës në “luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit me theks të veçantë në luftimin e trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve etj”.

Sipas MPB’së  Johnson ka përgëzuar Kosovën për arritjet e deritanishme ndërkohë ka theksuar se ministria e Punëve të Brendshme është një partner i rëndësishëm, dhe për këtë vlerësoi se bashkëpunimi për forcimin dhe zbatimin e ligjit do të vazhdojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco