Rritet besimi në Zyrën e Auditimit, Spanca: Kemi kryer auditime që kanë qenë në interesin publik

Rritet besimi në Zyrën e Auditimit, Spanca: Kemi kryer auditime që kanë qenë në interesin publik

16:20, 29/07/2022

Besimi ndaj Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës është rritur, sipas Barometrit Ballkanik.

74 përqind e të anketuarve janë shprehur se i besojnë këtij institucioni, krahasuar me 36 përqind që ka qenë niveli i besueshmërisë më 2020.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, duke thënë se nuk mund t’ia faturojë vetës këtë sukses, ka treguar punën që ka bërë kjo zyrë që prej marrjes së mandatit për që qenë në krye të saj.

“Një nga arsyet mund të ketë ndikuar këtë vit, po mendojmë se është kryerja e disa auditimeve që kanë qenë në interes publik”, është shprehur ajo për emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Me marrjen e mandatit, objektiv ka qenë që të vendosim për auditimin për çështje që kanë qenë në interes të qytetarëve, auditimin e kontratave publike në KEK, pastaj në KOSTT, ku raporti pritet të dalë sot, ose në fillim të javës. Pastaj janë hidrocentralet, auditim në teknologjinë e informacionit, ndërmarrjet publike…”.

Spanca ka treguar se këtë vit kanë publikuar 131 raporte të cilat janë objektive dhe të pavarura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco