'Nuk është që din me knu po aq sa din e ka për qefi', Dauti komenton këndimin e Ramushit

'Nuk është që din me knu po aq sa din e ka për qefi', Dauti komenton këndimin e Ramushit

16:05, 29/07/2022

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përpos spektrit politik, në një periudhë u komentua shumë edhe në fushën e muzikës, kjo pasi Haradinaj jo rrallë “ia thoshte” këngës “Kah po shkon moj zanë” ose edhe “O moj Kosovë”.

Vëllai i tij dhe ish-deputeti, Daut Haradinaj ka komentuar këtë “talent” të Ramush Haradinajt.

Ai tha se Haradinaj ka kënduar qysh kohë më parë, pra që nga koha kur ishin ushtarë. Daut Haradinaj tha se vëllai i tij, Ramushi nuk di të këndoj por kështu e shpërfaq sinqeritetin e tij.

“Nuk është që din shumë me knu po megjithatë aq sa dinë e ka për qefi edhe gjatë luftës, hera e parë që e thom, po n’5 vike me “Kah po shkon moj zane” jemi kon kritikë me këtë far ka po shkon moj zane, por prap ajo e shpërfaq sinqeritetin e një njeri ska rendësi a je këngëtare”, tha Haradinaj në ATV.

Haradinaj tha se vëllau i tij nuk është i pari që e pelqen muzikën pasi ka edhe lider të tjerë, edhe politikanët janë njerëz.

“Me qindra raste kemi te liderëve që dikush i mshon saksofonit ose pianos, s’është qe janë elite, prsh Bill Clinton, por edhe në Prishtinë me një rast pasi e ka dorëzu mandatin e ka marrë saksofonin për disponim të mysafirëve ne Prishtinë, edhe politikanet janë njerëz.”, tha Haradinaj tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco