Opozita ia bëri bajat Kurtit, të gjithë në mbështetje të marrëveshjes me MCC-në e ShBA-së

Opozita ia bëri bajat Kurtit, të gjithë në mbështetje të marrëveshjes me MCC-në e ShBA-së

12:26, 28/07/2022

Është futur në rend dite votimi për ratifikimin e Marrëveshjes që Kosova ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për çështjen e energjisë.

Mocioni i propozuar nga Komisioni për Ekonomi mori përkrahjen e të gjithë deputetëve të pranishëm.

Përmes një mocioni procedural, deputetët u pajtuan që të futet në rendin e ditës edhe marrëveshja 236 milionë dollarëshe me SHBA-në.

Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.

Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) kanë firmosur të mërkurën mbrëma në Kongresin amerikan, Programin Kompakt të Kosovës, që pritet t’i sjellë vendit mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco