Bogujevci qorton deputetët: “Shkoni në bufe”

Bogujevci qorton deputetët: “Shkoni në bufe”

12:09, 28/07/2022

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ua dha një vërejtje deputetëve, të cilët po flisnin në pjesën e fundit të sallës gjatë seancës së sotme plenare.

Ajo tha se po dëgjohet zhurmë e madhe nga bisedat e tyre dhe i luti që të shkojnë në bufe.

“I kisha lutë deputetët që.. Është një zhurmë shumë e madhe prej muhabeteve që po bëhen mes deputetëve. Ju kisha lutë pjesës mbrapa që jeni, të shkoni ndoshta në pjesën e bufesë të vazhdoni me bisedën. S’po dëgjohet asgjë”, tha Bogujevci.

Për këtë, deputeti Bekim Haxhiu, i cili po fliste, e falënderoi Bogujevcin.

“Faleminderit kryetare për fjalën dhe për vërejtjen që ia bëre kolegëve”, tha Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco