Quni: Donika Gërvalla i shkroi e-mail dhe e ktheu diplomatin nga Londra për 24 orë

Quni: Donika Gërvalla i shkroi e-mail dhe e ktheu diplomatin nga Londra për 24 orë

11:28, 28/07/2022

Deputeti i LDK-së, Anton Quni tha në Kuvendin e Kosovës se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e kishte shkelur ligjin duke e shkarkaur diplomatin Viskont Jakupi dhe duke e kthyer nga Londra brenda 24 orëve. Ai kishte nisur një betejë ligjore ndaj MPJ-së.

Quni shpjegoi në Kuvend se si Jakupi ishte vendosur në Londër dhe se si ishte urdhëruar të kthehet në Kosovë, me një vendim të Gërvallës..

Sipas Qunit, ai fillimisht u përball me presionin për ta lëshuar hotelin dhe për ta gjetur një banesë, për të cilën ishin angazhuar stafi i ambasadës.

“Në fund të muajit gusht të vitit 2021, diplomati i karrierës, Viskont Jakupi, me gradën sekretar i parë, nga komisioni i rrotacionit i MPJ-së, ishte rekomanduar për të shërbyer në Ambasadën e Kosovës në Britaninë e Madhe. Më 11 tetor 2021, ai bashkë me familjen e tij udhëtoi për në Londër duke u vendosur në një hotel të rezervuar nga ambasada dhe menjëherë me kolegër ambasadës kishin filluar të kërkojnë banesë. Por duke ditur çmimet e larta të qirasë në Londër, qysh në fillim nënkuptohej se me shumën sa lejohet nga Ministria, ishte e pamundur të gjendej një banesë adekuate. Në këtë situatë, diplomati Jakupi u përball edhe me presion që ta lëshonte sa më shpejt hotelin ku ishte vendosur. Ndërkohë, përgjatë kësaj periudhe, ambasada përmes një agjencioni, kishte gjetur një banesë në një zonë që nuk preferohet për banim për diplomatë për shkaqe sigurie”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco