“Je ministri më i dështuar i Qeverisë Kurti”, përplasje në Kuvend mes Besnik Tahirit e Hekuran Muratit

“Je ministri më i dështuar i Qeverisë Kurti”, përplasje në Kuvend mes Besnik Tahirit e Hekuran Muratit

11:14, 28/07/2022

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri është përplasur në seancën e Kuvendit me Ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Tahiri e ka quajtur Muratin “ministrin më të dështuar të Qeverisë”, pasi sipas tij Ministria që ai drejton nuk po i merr parasysh kërkesat e kryetarëve të komunave, shkruan Reporteri.net.

Tahiri ka përmendur këtu rrugën Prishtinë-Podujevë, që ishte një nga premtimet e VV-së në fushatë zgjedhore.

“Je ministri ma i dështum në Qeverinë Kurti. Është rruga Prishtinë-Podujevë. Jeni dalë në fushatë zgjedhore jeni ba gaz. Mos fol kështu, fol me argumente. Del thua ju keni lista dëshirash. Unë nuk kam listë dëshirash se skam kurrë nevojë për ty. Pres me pasë një diskutim përmbajtësor me argumente. Kryetarët e komunave t’i kanë çu kërkesat për disa ligje, diskuto me ta”, ka thënë Tahiri në Kuvend.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco