Ferat Shala falënderon Amerikën për ndihmë dhe mbështetje në kohën e duhur

Ferat Shala falënderon Amerikën për ndihmë dhe mbështetje në kohën e duhur

10:36, 28/07/2022

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen që po i japin Kosovës me marrëveshjen e MCC-së.

Në fjalën e tij në seancën e sotme, ai tha se kjo ndihmë erdhi në momentin e duhur.

“Falënderojmë ShBA-të për ndihmën dhe mbështetjen që po i japin Kosovës me marrëveshjen e MCC-së. Ndihmë të cilën në momentin e duhur, në krizën më të madhe të energjisë energjetike na vjen nga partnerët tanë historik të cilët i falënderojmë në emër të PDK-së”, tha ai, 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco