Ambasada amerikane: Presim me padurim ta shohim Kosovën të arrijë zgjidhje moderne, të energjisë së pastër

Ambasada amerikane: Presim me padurim ta shohim Kosovën të arrijë zgjidhje moderne, të energjisë së pastër

10:05, 28/07/2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes Kosovës dhe MCC-së.

Ambasada amerikane ka deklaruar se Kosova dhe SHBA-të nënshkruan dje një marrëveshje të përbashkët me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë mbi 236 milionë dollarë.

“Urime të gjithë të përfshirëve. Përmes partneritetit tonë, ne presim me padurim ta shohim Kosovën të arrijë zgjidhje moderne, të energjisë së pastër për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ndryshe marrëveshja e nënshkruar mbrëmë në vlerë 236.7 milionë dollarë është parë edhe si investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kosovë, në fushën e energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco