Ku do të investohen 202 milionët e MCC-së në Kosovë?

Ku do të investohen 202 milionët e MCC-së në Kosovë?

09:32, 28/07/2022

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të mërkure do të nënshkruhet marrëveshja për energjinë mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit prej 202 milionë dollarëve.

 “MCC dhe Qeveria e Kosovës kanë hartuar një marrëveshje për të adresuar problemin e furnizimit të Kosovës me energji elektrike përmes investimeve në infrastrukturën e ruajtjes së energjisë dhe programeve të trajnimit teknik’’, ka njoftuar MCC-ja.

‘’Këto investime do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje me energji të pastër, do të angazhojnë fuqinë punëtore të nevojshme për të mbështetur tranzicionin energjetik të Kosovës, do të stimulojnë praktikimin e barazisë gjinore në punësime dhe do të rrisin përfaqësimin e grave në energji dhe sektorët e ngjashëm. Partneriteti MCC-Kosovë do të ketë dy projekte: Atë të ruajtjes së Energjisë dhe projektin JETA që përfshinë edhe investimet në energji solare”.

MCC përmes një njoftimi thotë se ceremonia e nënshkrimit do të nis nga ora 16:00 deri në 17:30, sipas kohës lokale në Uashington.

Nikoqir i ceremonisë do të jetë Gregory Meeks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.

Të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, janë takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në takimin e 26 korrikut të mbajtur në Uashingon, Blinken falënderoi delegacionin e Kosovës për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

Në një deklarim për media, pas takimit me Blinkenin, Osmani tha që takimi ishte i “shkëlqyeshëm” dhe edhe një herë u konfirmua që “Kosova nuk ka mik më të madh e më të mirë sesa SHBA-të”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco