Diçka jonormale ndodhi dje në Ferizaj (Video)

Diçka jonormale ndodhi dje në Ferizaj (Video)

09:18, 28/07/2022

Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj, Arben Halili, ka thënë se situata në fshatin Nerodime para pak orësh ishte jo-normale, për shkak të stuhive të fuqishme që nxorën disa lisa nga vendi.

“Ishte jo normale para disa orësh në hyrje të fshatit Nerodime. Për shkak të erërave dhe stuhisë së fuqishme, ka pasur disa shkulje të lisave që kanë qenë në trap të rrugës. Tani rruga është e zhbllokuar”, tha Halili në Edicionin Special në Klan Kosova.

Megjithatë, Halili tha se nuk ka pasur dëme të mëdha.

“Nuk ka pas ndonjë vërshim apo dëme eventuale, në përjashtim me dëme të vogla, rrjet elektrik, disa tjegulla janë larguar nga kulmi, por që janë evituar nga vetë banorët”, u shpreh ai.

“Fatmirësisht në këtë fatkeqësi nuk ka pasur të lënduar, rruga ka qenë e bllokuar për rreth gjysmë ore”, tregoi Halili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco