Haradinaj nuk e kupton pse Kurti nuk po i rrit rrogat

Haradinaj nuk e kupton pse Kurti nuk po i rrit rrogat

23:54, 27/07/2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka agjendë për të punuar në dëm të shtetit. Ndër kritikat e shumta të Haradinajt në adresë të kryeministrit Albin Kurti ishte edhe moskalimi i Ligjit për Pagat.

“Unë e kam bërë Ligjin e Pagave, Qeveria Haradinaj e ka bërë Ligjin e Pagave, e kam çuar në parlament, ka pasur një ankimim në dy-tre nene, Kurti ka mujtë për një javë me e bo atë ligj, e ka të gatshëm, ia kemi bërë ligjin. Këtu është punë inati, ky njeri ka inati me dikë, ai ka inati me VV-në, sepse VV-ja nëse është gjysma e popullit që e ka votuar këtë njeri, ata janë edhe policë edhe ushtarë edhe zyrtarë edhe mësues edhe mjekë, zjarrfikës”.

“Ai njeri është kundër njerëzve të vetë, kundër sistemit, pra atë që e ka pasur urrejtje kundër flamurit, e himnit, e ka kthyer tani në urrejtje ndaj njerëzve që tani e mbajnë shtetin, taktikisht duke u marrë paratë e tyre, nuk po them jepu para shtesë, jepu në bazë të ligjit që e ke marrë të gatshëm”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se me mosrritjen e pagave Kurti po vjedh para nga këto kategori.

“Prej shtatorit të vitit që shkoi deri në këtë shtator, Qeveria, në këtë rast kryeministri, ia ka vjedhë mjekut 5 mijë euro, ia ka vjedhë, ia ka shti dorën në xhep dhe ia ka marrë. Kjo është situatë vërtet serioze edhe unë habitem se si kryeministri i këtij vendi nuk ia rrit rrogën policit të vet, mësuesit të vet, se janë të këtij vendi”, tha Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco