Shi i rrëmbyeshëm e erëra të fuqishme, shkaktohen dëme në Ferizaj

Shi i rrëmbyeshëm e erëra të fuqishme, shkaktohen dëme në Ferizaj

20:57, 27/07/2022

Temperaturat deri në 38 gradë Celsius të cilat mbretëruan në vendin tonë për disa ditë radhazi, ishin bërë të padurueshme.

Qytetarët vazhdimisht janë ankuar për nxehtësi tejet të lartë, e që pamundësonte edhe daljet e tyre gjatë ditës.

Kësisoj pas shumë ditëve të nxehta mbi vendin tonë kanë filluar reshjet e shiut.

Por reshjet e shiut janë duke u përcjellur edhe me erëra të fuqishme, transmeton lajmi.net.

Si pasojë e këtyre erërave dhe shiut tashmë në rajonin e Ferizajt janë shkaktuar edhe disa dëme.

Duhet përkujtuar që një mot i ngjashëm është paraparë edhe për ditën e nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco