Banorët: Komunat 'serbe', plot korrupsion

Banorët: Komunat 'serbe', plot korrupsion

20:47, 27/07/2022

Organizata Aktiv ka përgatitur për qeverisjet komunale një Udhërrëfyes për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Rritjen e Transparencës.

Dokumenti me 44 rekomandime i përkrahur nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, u prezantua të mërkurën.

Udhërrëfyesi u përpilua pas një hulumtimi në Komunat me shumicë serbe, për perceptimin e qytetarëve rreth korrupsionit në qytetet e tyre.

68% e të anketuarve janë përgjigjur se kjo dukuri është e pranishme në komunitetin e tyre, derisa 63% kanë thënë që Komuna është e kufizuar ose shumë e kufizuar sa i përket transparencës.

Krejt qytetarët e pyetur, vlerësojnë se Qeveria qendrore është më e korruptuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco