Në Gjilan fillon Karvani i Diasporës 'Shijo Kosovën'

Në Gjilan fillon Karvani i Diasporës 'Shijo Kosovën'

20:22, 27/07/2022

Në qytetin e Gjilanit filloi Karvani i Diasporës “Shijo Kosovën”

Në praninë e shumë zyrtarëve të lartë të nivelit qendror e lokal, bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve, ka filluar sot në qytetin e Gjilanit Karvani i Diasporës “Shijo Kosovën”.

Ky organizim është bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim dhe koordinim edhe me disa komuna.

Në këtë ngjarje, që ka për qëllim forcimin e lidhjeve të mërgatës sonë me Kosovën, ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe zëvendësministrja Edona Maloku Bërdyna.

Karvani i Diasporës, i cili filloi rrugëtimin nga qyteti i Gjilanit, do të vazhdojë nëpër qytete të tjera të vendit deri më 9 gusht dhe do të shoqërohet më shumë aktivitete kulturore dhe artistike.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco