Cili ishte mesazhi kryesor i Blinken për dialogun Kosovë - Serbi?

Cili ishte mesazhi kryesor i Blinken për dialogun Kosovë - Serbi?

19:56, 27/07/2022

Të qarta dhe me peshë të madhe vlerësohen në Kosovë mesazhet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në takimin me liderët e Kosovës.

Ndër mesazhet më kryesore po konsiderohet deklarata e tij se “Kosova dhe SHBA po punojnë së bashku në çështje të rëndësishme për të dyja vendet.

Sipas Avni Spahiut që ka shërbyer si ambasadorë në SHBA për katër vjet, ky qëndrim ka ardhur në momentin e duhur.

“U dëshmua se është jetike për Kosovën që të vazhdojë në mënyrë konstante të mbajë dhe të ruaj këto raporte në mënyrë konstante. Pritja që u bëri Sekretari i Shtetit është dëshmi se këto raporte janë në binarët e duhur. U dëshmua se ato raporte janë forcuar dhe rikonfirmuar për një vazhdimësi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Spahiu.

Mesazh jetikë për kosovarët vlerësohet edhe qëndrimi i Departamentit amerikan të Shtetit pas takimit të Sekretarit Blinken me dy liderët e Kosovës, de dialogu duhet të ketë në qendër njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Belgzim Kamberi nga Instituti “Mousine Kokolari” pret që javëve në vijim Amerika të merr më shumë rol në dialog.

“Takimi I fundit në Uashington, tregon se SHBA do të jenë shumë më të përfshira në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Mund të presim që dialogu jo vetëm të dinamizohet por edhe të marrë trajtën e negociatave, pra me një format të ri që do të ketë më shumë dinamikë në përgjithësi”.

Qëndrimi amerikan për mos lëkundjen e aleancës me Kosovën është mirëpritur edhe nga opozita kosovare.

Partitë opozitare e vlerësojnë jetik rolin e SHBA-së për t’i dhënë epilog dialogut me Serbinë.

Takimi i së martës mbrëma në Departamentin e Shtetit është i nivelit më të lartë që Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë zhvilluar në SHBA si liderë të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco