Vetëplagoset me pushkë ajrore 22-vjeçari në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Vetëplagoset me pushkë ajrore 22-vjeçari në Prishtinë, dërgohet në QKUK

13:31, 24/07/2022

Një person është dërguar i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se e ka plagosur veten derisa ishte për rekreacion në fshatin Dabishevc. Burimet nga Emergjenca kanë njoftuar se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, të cilit i është kthyer mbrapa diabolla pasi kishte qëlluar në shenjë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, teksa i dyshuari është dërguar më vonë në QKUK, që të marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia është njoftuar nga spitali, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në këtë qendër, për të marrë një deklaratë nga i riu.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco